Edhe ditën e sotme është njoftuar nga opozita se do të ketë protestë para Parlamentit.

Kreu i PD Sali Berisha ka mbërritur në seli pak minuta më parë, ndërsa në orën 10:00 pritet që të mbërrijë para Parlamentit.

Gazetari Osman Stafa raporton për News24 dhe BalkanWeb se protesta e sotme pritet të jetë e ngjashme me ato të zhvilluara më herët.

“Berisha sapo mbërriti në seli, në orën 10:00 do t’i bashkohet protestës para parlamentit, bashkë me 5 deputetë të tjerë po ashtu të përjashtuar”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: