Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës për shkak të parregullsisë në dokumentacionin që kërkohet nga qeveria greke.

Shtetasit shqiptarë vijojnë të presin në këtë pikë të kalimit kufitar ndërsa burimet për “BalkanWeb”, siç mëson gazetarja Lorena Kodra bëjnë të ditur se qytetarët me dokumentacion të rregullt vijojnë të dalin drejt shtetit grek pasi kuota nuk është plotësuar ende.

Të njejtat burime shtojnë se vijon puna nga të dyja palët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb