MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 999 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. 14 viktima janë shënuar po ashtu këtë të mërkurë.

Epiqendër e infektimeve duket të jetë Shkupi me 325 raste të reja, ndjekur nga Tetova me 184, Gostivari 132 dhe Kumanova 79.

Lajmi i mirë është se 184 pacientë në shtetin fqinj janë shëruar ndërsa vaksinimi masiv i popullatës vijon, por pa ndalur dot rritjen e shifrave që duket se vijnë si pasojë e variantit Delta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb