Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton për 13 mijë e 500 raste të reja dhe 525 viktima në buletinin e saj ditor për pandeminë në vend.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit u kryen më shumë se 279 mijë tamponë dhe antigjen.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 83.681. Ndërkohë që lajmi i mirë vjen nga spitalet ku vijon të ulet numri i të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: