Edhe 24 orët e fundit kanë shënuar shifra alarmante nga koronavirusi në Itali.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 198,952 testime, ndërsa janë konfirmuar 24,991 persona pozitivë.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb