Regjistrohen 771 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 119 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.651. Në total numri i rasteve aktive është 4.489. Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.064 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.716.223 doza të vaksinës. Deri më sot 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: