Sërish shifra rekord në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet janë regjistruar 913 raste pozitive, ndërsa 24 persona e kanë humbur jetën duke e çuar në 1,049 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 421 persona të tjerë.
Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,731 mostrave. Numri më i madh i të vdekurve dhe të infektuarve është regjistruar në Shkup ndërsa pasojnë qytetet tjera si Tetova, Prilepi, Strumica, Kumanova dhe Manastiri.

Nga 33,908 persona të diagnostikuar me COVID-19, 21,665 persona janë shëruar ndërsa 11,194 persona janë ende aktivë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb