49 rastet e raportuara sot “pozitivë” në qarkun e Beratit janë të shpërndara në shumë institucione arsimore, shëndetësore e biznese.

Të shpërndara sipas qyteteve: 22 raste në Berat, 14 në Urë-Vajgurore,12 në Kuçovë dhe 1 në Poliçan, mes të infektuarve janë 4 mësues, 7 nxënës dhe një edukatore kopshti. 1 mësues ne shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari” në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Zihni Toska” në Berat, 1 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Sinjë, 1 nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat, 5 nxënës në shkollën e mesme “Kristaq Capo” në Berat, 1 nxënës në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli” në Berat dhe 1 edukatore në kopshtin e fshatit Moravë, janë mes rasteve pozitive të ditës së sotme.

Infektimet kanë vijuar edhe në disa qendra shëndetësore, ku 2 infermiere, njëra në Qendrën Shëndetësore në fshatin Pobrat dhe tjetra në Qendrën Shëndetësore në fshatin Cukalat janë konfirmuar “pozitive”. Ndërkohë që 25 raste të ditës së sotme i përkasin kontakteve familjare mes rasteve të tjera rezultojnë të prekur: 1 punonjës i Drejtorisë Arsimore në bashkinë Berat, 1 punonjës social në bashkinë Berat, 1 elektricist në OSHEE Berat, 1 punonjës në filialin e fondacionit Besa në Berat, 1 oficer i Policisë Ushtarake, 1 ekonomist në Raifeissen Bank në Urë-Vajgurore, 1 inxhinier ndërtimi, 1 punonjëse në fasonerinë Malotex dhe 2 punonjës në një “fastfood” në Berat. Aktualisht numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 911.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: