Maqedonia e Veriut ka regjistruar 14 viktima dhe 627 raste të reja nga Covid-19, ulje nga dita e djeshme, ku ishin 758.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se qyteti më i prekur mbetet Shkupi me 250 infeksione ditore.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se 644 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në afro 80 mijë, nga të cilat mbi 20 mijë raste janë ende aktive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb