Sërish shifra të larta me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 954 teste dhe janë regjistruar 120 të infektuar.

Ndërkohë 4 pacientë kanë ndërruar jetë ditën e sotme.

Mësohet se rastet e reja janë regjistruar në Shkup, 64, 4 në Kumanovë, 4 në Dibër, 2 në Shtip, 2 në Prilep, 14 në Tertovë, 5 në Strugë, 3 në Manastir, 7 në Ohër, 2 në Gostivar, 1 në Makedonski Brod, 2 në Sveti Nikollë, 5 në Kërçovë dhe 5 në Resnjë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb