Sërish shifra të larta vijnë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 67 raste të reja me COVID-19.

Ky fakt u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe. Që nga nisja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar me Covid-19 2.382 persona, 141 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Shifrat e përkeqësuara të ditëve të fundit kanë detyruar autoritetet të mendojnë për një rikthim të masave shtrënguese në disa qytete, aty ku situata paraqitet më e rrezikshme, shkruajnë mediat kosovare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb