Shifra të ulëta të rasteve me COVID-19 vijne nga Kosova. Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të reja. 5 janë nga Stanovci i Vushtrrisë, kurse 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.

Ndërkohë janë shëruar 12 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq. Sot më 30 maj 2020, janë shëruar 12 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 841 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: