Shakira është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ndarjen e saj me ish-bashkëshortin e saj Gerard Pique, por për muzikën.

Në fillim të kësaj jave ajo publikoi videoklipin e këngës së saj të re, “Acrostico” , pjesë të së cilës ishin edhe dy djemtë e saj, Milan dhe Sasha.

Përfshirja e dy fëmijëve ka shkaktuar mjaft bujë dhe polemika edhe te fansat e artistes së famshme, të cilët menduan se ishte e tepruar.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja polemikë që ka shkaktuar “Acrostico” pasi thuhet se Paula Matheus e ka akuzuar që ngjason shumë me këngën e saj “Te dije la verdad”.

“Dyshoj se Shakira ka bërë plagjiaturë. Janë gjëra që ndodhin në muzikë ndonjëherë që janë rastësi. Është e vërtetë që duken njësoj, por kjo është një gjë e mirë”, ështe shprehur këngëtarja Paula Matheus.

Nuk është hera e parë që kolumbianja akuzohet për plagjiaturë, kjo ka ndodhur së fundmi me këngën që ka bërë me Bizarrap në të cilën thuhej se kishte shumë ngjashmëri me “Solo tu” të Briellas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb