Sërish telashe për një shqiptar në Itali, i cili ishte në arrest shtëpie pasi kishte qëndruar 2 muaj në burg. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është arrestuar nga policia pasi shiste drogë në banesën e tij në Pescaro.

Karabinierët kapën një italian teksa kishte blerë 2 doza kokaine tek shqiptari. Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u sekuestruan 80 gramë kokainë, të fshehur në një kavanoz si dhe në xhepin e një xhakete u gjetën 11 mijë euro.

Shqiptari u arrestua, ndërsa ndodhet në burgun e Villa Fastiggi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb