Shteti i Katarit dënoi ashpër – të mërkurën në mbrëmje – arrestimin nga autoritetet saudite të shtetasit katarian Mohsen Saadoun Karbi më 21 prill, dhe i bëri thirrje Riadit ta lirojë atë menjëherë, si dhe “të mos përdorë masa arbitrare kundër qytetarëve të thjeshtë për shkak të dallimeve politike (mes dy vendeve)”.

Në deklaratën e saj për shtyp, Ministria e Jashtme e Katarit shprehu “dënimin dhe denoncimin e këtij akti arbitrar”, duke thënë se “i gjithë procesi i arrestimit dhe ndalimit nga autoritetet saudite, ndodhi gjatë kthimit të qytetarit katarian nga Jemeni 21 prillin e kaluar ku ai ishte për një vizitë në familjen e tij, pa kryer ndonjë kundravajtje dhe pa iu drejtuar atij asnjë akuzë, çka përbën një shkelje flagrante të ligjeve vendore dhe pakteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Deklarata tha se Karbi (i arrestuari) është “në moshën 63 vjet dhe vuan nga disa probleme kronike shëndetësore që kërkojnë kujdes të vazhdueshëm mjekësor” dhe ngarkoi me përgjegjësi ligjore dhe morale me autoritetet saudite për çdo gjë që mund ti ndodhë atij, duke i kërkuar Arabisë Saudite të ruajë sigurinë, shëndetin dhe të gjitha të drejtat e tij ligjore.

Gjithashtu, Komiteti Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Katarit i bëri thirrje të gjitha organizatave botërore dhe organizmave të të drejtave të njeriut të ndërhyjnë për lirimin e shtetasit katarian që mbahet i arrestuar arbitrarisht nga Arabia Saudite në Jemen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb