GREQI- Në detin Egje u regjistrua sot tragjedia e radhës me emigrantë. Më shumë se 22 vetë u fundosën teksa shkonin nga Turqia në Greqi.

Varka me të cilën ata udhëtonin u përplas me shkëmbinjtë.

Roja kufitare greke ka nisur kërkimet për të gjetur trupat e të zhdukurve. Prej disa muajsh tragjedi të tilla të Egje janë bërë të zakonshme.

Emigrantët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, kalojnë përmes Turqisë për në Greqi dhe më pas ndjekin rrugën drejt Perëndimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: