PRISHTINE– Në Kosovë, analisti amerikan Daniel Serwer tha sot se Prishtina ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare të marrëdhënieve të saj me Serbinë, që do të hapte rrugën për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e sovranitetit të saj.

Në një konferencë të organizuar në Prishtinë, zoti Serwer tha se autoritetet e Kosovës duhet të bëhen gati për kompromise të vështira që do të kërkohen përgjatë procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Keni nevojë për në zgjidhje përfundimtare për çështjen e ushtrisë, që zgjidh po kështu çështjen e përfaqësimit në OKB. Po kështu ndikon në sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës, dhe po kështu vendos nivel ambasadorësh nga Beogradi në Prishtinë, dhe nga Prishtina në Beograd, pasi koha për një marrëveshje të tillë është tani. Mendoj se jeni gati për këtë, dhe po kështu duhet të bëheni gati për kompromise të vështira”, tha Serwer.

Ndërkaq ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb