Serxho Buskets ngre alarmin. Barcelona është e lodhur dhe ka nevojë për përforcime për të rinovuar skuadrën.

Loja – “Në nivelin e lojës që prodhuam nuk është një rezultat i drejtë. Sigurisht që mund të bëjmë më mirë. Nuk luajtëm keq. Patëm rastet për të shënuar të parët dhe më pas edhe të barazonim. Rezultati është ai që është. Do të jetë shumë e vështirë që ta kthejmë në Madrid, por do ta provojmë”.
Gjendja fizike – “Në fazën e ndërtimit u përpoqëm ta luajmë shpejt topin. Por nuk e gjetëm shumë Leon. Te goli i dytë kishim lënë shumë hapësira dhe nëse e bën një gjë të tillë kundër Realit është vetëvrasje.

Reali është në një kondicion më të mirë fizik, sepse ka bërë një fazë përgatitore me më shumë ndeshje, por ky nuk është një justifikim. Tani duhet të nxjerrim leksione nga kjo humbje dhe duhet të përmirësohemi”.
Merkato – “Nuk mendoj se skuadra ka nevojë për blerje të reja për shkak të kësaj humbjeje. Por kemi nevojë për transferime për të rinovuar ekipin me çdo kusht”, deklaroi mesfushori katalanas./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: