MADRID – Shenja e shqiponjës është pak të thuash se duket si një lloj trendi, më së shumti mes sportistëve shqiptarë, qofshin këta përfaqësues të ngjyrave kuqezi, apo jo. Por shihet se kjo lloj “sëmundjeje” ka zënë edhe yjet më të mëdhenj të futbollit botëror në dy dekadat e fundit.

Mbrojtësi spanjoll i Real Madrid e festoi alla “shqiptarçe” golin në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve kundër Kruz Azul. Futbollisti realizoi me kokë në minutën e 15 të takimit duke i hapur rrugën fitores 0-4 të “Los Blancos” dhe menjëherë pas golit ai ka festuar duke bërë me duar Shqiponjën dykrenare.

Pak ditë më parë Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur shkurt me emrin Ronaldo ka bërë shenjën e shqiponjës, duke u solidarizuar me komunitetin shqiptar në mbarë botën. I gjendur në një pub në Londër, Angli, ai ka pranuar që të fotografohet nga menaxheri kosovar i këtij bari.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: