Historia e dashurisë së modeles 26-vjeçare nga New York dhe partnerit të saj 54-vjeçar është bërë hit në internet, e media, pasi çifti paragjykohet për diferencën e moshës.

Për çiftin kanë shkruar edhe tabloidët kryesorë, por në një rrëfim për “Daily Mail”, Sarah Russin e ka mbrojtur lidhjen e saj të dashurisë duke thënë se Mason Reese nuk është një “babush me lekë” (sugar daddy) për të.

Ajo thotë se ajo se ra në dashuri me Reese për shkak të personalitetit të tij tërheqës. Pas një bisede në Facebook, Mason dhe Sarah u takuan në Chiller Theater Expo në Neë Jersey dhe tashmë prej atij takimi kanë kaluar 7 muaj që janë bashkë.

Ata besojnë se interesat e tyre të përbashkëta dhe bisedat argëtuese i kanë ndihmuar ata të lidhen aq shpejt.

“Kur takon dikë dhe përfundon duke folur për tre orë pa mundim – pa pushim, pa pushim, pa momente të pakëndshme, është vërtetë diçka e pazakontë dhe mendoj se ajo gjithashtu ndihet kështu”, tha 57-vjeçari.

Ndërkohë modelja Sara ra dakord me të dashurin. “Unë mendoj se marrëdhënia ka përparuar kaq shpejt, sepse ne u bëmë për njëri-tjetrin menjëherë”, rrëfeu ajo.

Por çifti është përballur me komente mizore nga të tjerët. Shumë kalimtarë në rrugë nuk mund të besojnë se një modele e re është në një marrëdhënie me një njeri që është 27 vjet më i madh se ajo, jo shumë i pashëm dhe i shkurtër e trashaluq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: