Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, pjesë e grupit të Alibeajt, deklaroi se vendimi i marrë dje nga grupi parlamentar i kësaj force ishte produkt i një pune 2 mujore për të arritur te qëllimi; dalja me një kandidat të përbashkët për ‘Lokalet’.

Në një lidhje përmes skype për emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Gështenja tha se hapi i parë i kësaj ftese është që palët të ulen në një tryezë, ndërsa theksoi faktin se nuk bëhet fjalë për bashkim. Mes të tjerash ai nuk pranoi idenë e Berishës për Primaret.

“Çështja e bashkëpunimit, duhet të jemi korrekt. Deklarata e djeshme e grupit parlamentar nuk është vendim i marrë dje, pasi dje u finalizua. Ka më shumë se dy muaj që po punohet për këtë tezë. E djathta duhet me çdo kusht të dalë me një kandidat. Puna u finalizua dje. Përpos debateve që kemi pasur dje, kemi qenë në mënyrë unanime dhe ishim dakord me atë deklaratë. Do bashkëpunojmë me çdo faktor dhe aktor në opozitë. Hapi i parë është; të ulemi të diskutojmë. E kemi autorizuar zotin Bardhi si kontakt i parë për mënyrën se si duhet të bashkëpunojmë për zgjedhjet vendore. Ky nuk është bashkim. Duhet të flasim për zgjedhjet vendore. Nëse flasin për primaret, s’jam kundër, por në momentin ku ndodhet sot opozita, primaret s’e favorizojnë këtë proces. I japim mundësi një grupi që të përfitojë nga ky proces. Bashkëpunim për zgjedhjet lokale, është dalja me një kandidat përballë kësaj maxhorance. në mënyrë që PD dhe e djathta të ftojë zgjedhjet.

Lela: PD është e detyruar që t’i bindet votës. Po kërkohet të shkohet nga vota në votë. Të shkojmë te varianti tjetër që re kemi përgojuar, që e cakton kryetari.

Hila: deri tani i kanë bërë gradat si Osman Gazepi. Kur ndau zog Gradat tha; këto të kolonelit a më shkojnë mua. Ju a keni bërë zgjedhje të rregullta dhe është zgjedhur kundërshtar i Berishës? Jo! S’dua të ‘thyej’ vezët e bashkimit. jam i interesuar për këtë gjë. Ftesën për bashkim e kanë pasur që në ditën zero. Jeta është proces dhe nuk rri të them; më do, s’më do.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb