Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në një kohë kur vendi po përjeton momente të vështira pasi është prekur nga koronavirusi, shtron pyetjen se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Panariti pohon se në skenarët me ekstreme mund të perballemi ndoshta me kufizim dhe deri bllokim të tregetise kombëtare dhe nderkombetare.

MESAZHI I PANARITIT
Koronavirus dhe bujqesia që do orientuar ndryshe, tash e tutje !
Askush nuk e di se cfare do te ndodhe me kete viroze te frikshme, e cila mbylli njerezine ne shtepi dhe paralizoi prodhimin!
Ne skenaret me ekstreme ku mund të perballemi ndofta me kufizim dhe deri bllokim te tregetise kombëtare dhe nderkombetare, nuk është cudi që mund të na duhet të ushqehemi vete!
Dhe baza e ketij furnizimi do të jetë ekonomia e vogël familjare.
Ai fermer qe me ato dynymët e tij, mban tre lope, dhjete dele, 50 pula, dhjete peme, dy rripa toke sallate, ne nje skenar të tillë mbetet shpetimi per te dhe per ne.
Fermat e medha dhe stabilimentet e agroperpunimit mund te paralizohen sepse varen nga lenda e pare e importit, perpos kesaj kane nevoje per grumbullime fuqie punëtore ne siperfaqe te kufizuara gje qe pengohet nga kjo pandemi.
Prandaj do mbjellë Shqipëria ngado në mal e fushë me biznese te vegjel familjare bujqesore .
Ato lidhin njerezit me vendlindjen dhe fshatin, por shfryjnë edhe qytetet nga mbipopullimi dhe rreziqet e epidemive te lidhur me të.
Koha ka provuar se bizneset e vogla familjare i mbijetojnë fatkeqesive dhe jane komardare shpetimi per nje komb.
Kur nje asteroid gjigand goditi para qindra miliona vitesh planetin, ai zhduku sa hap e mbyll sytë me mijera dinosaure gjigande dhjetra tonësh, por nuk zhduku ate hardhucen 5 gram, te cilen e shohim edhe sot te perhapur kudo.
Kjo eshte ajo bujqesia strategjike, e cila nuk sheh vetëm tregun dhe interesat e ngushta te fitimit por mendon edhe diten e qametit ku do të na duhet t’i kthehemi shprehjes “te mbajte e jotja” dhe te ushqejmë veten.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb