Kuvendi i Kosovës votoi ditën e djeshme me 61 vota pro kryeministrin e ri Abdullah Hoti duke larguar kështu qeverinë Kurti.
Por kundër këtij vendimi me sa duket ka qënë edhe modelja e njohur Oriola Marashi, e cila shfaqet si mbështetëse e Kurtit. Kjo vihet re nga postimi i saj në Instastory ku shihet ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti i rrethuar nga një zemër.
Kujtojmë që Oriola e ka shprehur gjithmonë hapur simpatinë e saj ndaj Albin Kurtit, madje ajo para pak muajsh e shprehur zhgënjimin e saj nga humbja e Albin Kurtit.