TIRANË- Kuvendi do të rihapë nesër dyert në një sesion të jashtëzakonshëm, pas marrëveshjes Rama-Basha. Parlamenti do të mblidhet në seancë për të miratuar një sërë ligjesh dhe vendimesh.

Por përveç seancës plenare, “BalkanWeb” mëson se nesër do të mblidhet edhe Komisioni i Reformës Zgjedhore, ku mendohet të jenë edhe deputetët e opozitës. Kjo, për arsye se një nga vendimet që pritet të marrë nesër parlamenti ka të bëjë me zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, e po ashtu edhe me zëvendësimin e kreut të KQZ-së, një nga pikat e marrëveshjes PS-PD.

Po kështu, gazetarja Marsela Karapanço tha për “BalkanWeb” se paraditen e nesërme do të ketë edhe komision ligjesh, ku do të shqyrtohen ndryshime në kodin penal në lidhje me dënimet për shitjen e blerjen e votës.

Rendi i dites parlament

parlament rendi

parlament rendi 3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: