Trajneri i Barcelonës, Kike Setien, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme që katalanasit do të zhvillojnë me Real Sociedadin në kampionat, sfidë që sheh ekipin blaugrana në kërkim të fitores për të lënë pas humbjen me Real Madridin një javë më parë.

“Jam i lumtur sepse në “Bernabeu” krijuam shtatë raste për gol, por mos prisni që si ne ashtu dhe Reali të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund. Nuk e di në do të jem në krye të ekipit pas këtij sezoni. Mua do të më pëlqente të qëndroja të gjithë jetën këtu”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb