Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Koresë së Jugut planifikojnë të organizojnë manovra të përbashkëta verore në një shkallë të zvogëluar për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.

Këto manovra do të fillojnë të martën dhe do të zgjasin deri më 28 gusht, njoftuan të dielën shefat respektivë të shtabeve të përgjithshme.

“Këto manovra do të përqendrohen në mirëmbajtjen e pozicionit të kombinuar të mbrojtjes”, thanë ata.

Numri i trupave që do të merrnin pjesë ishte fillimisht i paqartë.

SHBA ka 28 500 ushtarë të vendosur në Korenë e Jugut.

Sipas raporteve, manovrat ishin menduar të fillonin sot, por fillimisht janë shtyrë për dy ditë për shkak të një oficeri të Koresë së Jugut që ishte infektuar me koronavirus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb