SEUL- Dy Koretë janë takuar sot për bisedime të nivelit të lartë për konsolidimin e një marrëveshjeje që mundësoi në muajin gusht shmangien e tensioneve që rrezikonin të degjeneronin në konflikt të armatosur në gadishullin e ndarë.

Çdo vendosje kontakti mes dy shteteve rivale është konsideruar si një shenjë pozitive duke pasur parasysh kontaktet e mëparshme, analistët shprehen optimistë për këto bisedime.

Përgjithësisht, përpjekjet për organizimin e një dialogu dështuan pas takimit fillestar mes këtyre dy vendeve, që vazhdojnë të jenë teknikisht në luftë. Lufta e Koreve (1950-53) përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.

Takimi i fundit i këtij lloji, kushtuar një sërë çështjes ndërkoreane, ishte zhvilluar dy vjet më parë

“Të bëjmë një hap të parë themelor për t’i hapur rrugën ribashkimit. Shpresoj që çështja në pritje të zgjidhet hap pas hapi”, theksoi kreu i delegacionit koreano-jugor, Hwang Boo-Gi duke i shtrëngaur dorën hologut koreano-verior, Jon Jong-Su.

Dialogu do të mbahet në nivel zëvendësministrash në zonën industriale ndërkoreane të Kaesongut, që ndodhet në Korenë e Veriut shumë pranë kufirit. Kjo zonë, hapur në vitin 2004, është një prej simboleve të rralla të bashkëpunimit ndërkorean.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: