Ishte shansi i fundit për të mbyllur sezonin me trofe, por Juve bie në Spanjë. Sevilla tregoi edhe një herë pse janë ekspertë të këtij turneu, thyen me përmbysje “Zonjën e Vjetër” duke siguruar një biletë për në finalen e Budapestit ku do të përballen me Romën. Kjo është finalja e 7-të në histori për andaluzët duke shpëtuar një sezon që po shkonte drejt dështimit total.

Pavarësisht peshës së fanellës, Juve bëri pak për të merituar finalen, Sevilla ishte superiore në çdo aspekt duke dominuar në lojë dhe rezultat. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Allegri hodhi në fushën e lojës Dusan Vlahovic në minutën e 64-ët, sulmuesit serb i mjaftoi vetëm një minutë lojë, një shans në gol duke kaluar bardhezinjtë në avantazh me një finalizim plot klas.

Vlahovic
Vlahovic

Juve i falet Szczesny në më shumë se një herë, por në minutën e 71-të, Suso me një predhë nga distanca mposhti portierin polak duke barazuar shifrat në 1-1. Rezultati mbeti i pa ndryshuar duke bërë që sfida të shkonte në shtesë.

Në minutën e 95-të, Erik Lamela me një goditje shumë të bukur me kokë i dhuroi Sevilla-s avantazhin dhe kualifikimin për në finalen e Europa League.

Në përfundim të ndeshjes, Max Allegrit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të komplimentojë Sevilla-n: “Në këto ndeshje kaq të ekuilibruara detajet bëjnë diferencën. Mund të bënim më mirë, por ato episode nuk ishin në favorin tonë, ata u treguan më të zotë. Më vjen keq vetëm për djemtë, ata e meritonin një finale, por më larg se kaq nuk mund të shkonim. Vitin e ardhshëm do të jemi më të përgatitur, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb