Vllaznia është personifikimi më i qartë i këtij sezoni të çuditshëm. E nisën në heshtje, me shumë risi dhe pa një objektiv të qartë, vijuan më pas të shihnin nga Europa ndërsa në sfond u shfaq edhe titulli. Mjaftoi një fazë e errët për ti nxjerr nga loja ku u vendos në pikëpyetje i gjithë projekti por tani dy java përpara përfundimit të sezonit shkodranët mbetën në garë, jo vetëm për titullin por ndryshe nga katër vendet e para janë edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë. Me të drejtë në Shkodër të gjithë festojnë pas fitores kundër Kastriotit, kreu është vetëm dy pikë larg ndërsa të premten përballen me Partizanit. Trajneri Brdaric nuk e fsheh emocionin për një situatë të tillë, me të drejtë për të ky është një sezon i veçantë:

“Një sezon i jashtëzakonshëm, jashtë normales. Të gjithë do të jenë të lumtur me këtë ecuri. Na vjen mirë dhe jemi krenarë që do luftojmë në 2 fronte. Shpresoj që në fund të sezonit të marrim diçka pozitive. Ti kënaqmi kësaj fitore, duhet të mbledhim forcat, duhet të mendojmë dhe të luftojmë për këto 3 finale që na kanë mbetur, për maksimumin e mundshëm”.

Haris Dilaver ishte autori i golit trepikësh, sulmuesi është në të njëjtën linjë me trajnerin, edhe ata janë në garë për titull por primarë në çdo rast mbetet europa:

“Sigurisht që ne jemi në luftën për titull, kemi gjithë kohës që luajmë mirë dhe meritojmë që së paku të jemi në Kupat e Europës”.

Për sfidën ndaj Partizanit, trajneri Brdaric do të ketë në dispozicion mbrojtësin Adili dhe Kalesiç që rikthen nga pezullimit ndërsa do të mungojë për shkak kartonësh Isaevski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb