Një xhiro përpara fundit, ku në valle është ende titulli në Serie A, Inter nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bëj saktë detyrat e shtëpisë, të mposht Sampdoria dhe të kryqëzojë gishtat, në pritje të ndonjë mrekullie nga Sassuolo, me këta të fundit që duhet të mposhtin Milan, ky është skenari i vetëm që i dhuron Interit titullin kampion. Në vigjilje të sfidës kundër Sampdorias ka folur trajneri i Inter, Simone Inzaghi:

Bilancet e sezonit
Ky sezon ka qenë me ngjyra, jo bardhezi, ashtu si dikush e mendonte. Kemi fituar trofe, kemi shprehur një lojë të bukur, shkuan në 1/8 e Champions League dhe jemi ende duke luftuar për titullin kampion një xhiro përpara fundit.

Vigjilja e sfidës me Sampdoria
Skuadra ka kaluar një javë si gjithë të tjerat në përgatitjen e ndeshjes. Janë edhe 90 minuta për tu luajtur për të mos pasur më pas pengje, gjithashtu jemi të vetëdijshëm se jo çdo gjë varet nga ne. Duhet të bëjmë 84 pikë, më pas të shohim.

Mundësia për befasi në javën e fundit
Duhet të përqendrohemi vetëm në atë që kemi në dorë, atë që varet nga ne, pra sfida me Sampdoria, një skuadër që është e lirë, pa presion, që ndaj Fiorentinës zhvilli një nga ndeshjet më të mira të sezonit. Fati jonë nuk varet vetëm nga ne, por kalon nga kjo sfidë, e kemi përgatitur me shumë qetësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: