Tirana është skuadra re kordmene e sezonit 2022-2023 për sa u përket arkëtimeve. Bardhebutë kanë arritur të grumbullojnë 2,410,000 euro, duke vendosur një rekord parash dhe duke u konsideruar ekipi më i suksesshëm në Superiore për sa i përket anës financiare. Skuadra mes shitjeve të verës, dimrit, Europës apo premios së FSHFsë, ia ka dalë të marrë një dorë të madhe parash.

EUROPA – Tirana nuk arriti të kalonte asnjë kundërshtar në Europë, ku pësoi 4 humbje, dy kundër Dudelanzhit dhe dy kundër Zrinjskit. Kampionët e Superiores u larguan me kokën poshtë nga arena ndërkombëtare, por në Shqipëri u kthehen me xhepat e mbushur plot.

Në llogarinë bankare të bardhebluve janë 810 mijë euro nga UEFA. Një shifër e majme kjo për Tiranën, që përfitohet pa qenë nevoja të fitohet asnjë ndeshje e vetme. 260 mijë euro dhurohen nga UEFA për ekipet që nuk mund të jenë pjesëmarrëse në grupet e kompeticioneve të saj, ndërsa 350 mijë euro ofrohen si bonus eliminimi.

Sakaq, Tirana do të marrë edhe 200 mijë euro të tjera, ku 100 mijë euro jepen për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve dhe 100 mijë të tjera për pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. Kësaj shume i shtohen 80 mijë euro si shpërblim nga FSHFja për titullin kampion.

SHITJET – Shitjet e lojtarëve në verë dhe në dimër sollën një tjetër shumë të madhe parash. Në verë u shitën Ardit Toli, Taulant Seferi dhe Enur Totre. Të tre sollën 820 mijë euro. Një shumë goxha e madhe për skuadrën shqiptare.

Nga ana tjetër, shitja e Xhixhës dhe Ismajlgecit në dimër sollën 700 mijë euro. Në total janë 2.4 milionë euro që Tirana ka grumbulluar nga një sezon.

Mund të themi se ky është sezoni më i suksesshëm i Tiranës dhe një skuadre shqiptare për sa i përket anës financiare pas Skënderbeut që u kualifikua dy herë në fazën e grupeve.

Tirana, edhe në këtë moment që flasim, është e para dhe pretendentja kryesore për t’u shpallur kampione e Shqipërisë. Skuadra bardheblu pretendon që të kualifikohet në fazën e grupeve. Panorama Sport

2
2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb