Sezoni fantastik me Lacion, i dyti si titullar, dhe ndeshja e fundit në kupë kanë zgjuar një interes të madh për portierin shqiptar të Lacios Thomas Strakosha. 22-vjeçari nga muaji gusht i 2017 është aktivizuar 24 herë nga minuta e parë në mes të katërkëndorit të portave, duke pësuar gjithsej 28 gola, ndërsa në 7 takime ka arritur ta mbajë të paprekur rrjetën.

Për momentin gardiani ka rinovuar kontratën me Lacion deri në vitin 2022, por duke parë klasin e tij “calciomercato.it” ka analizuar një srë skuadrash të cilat mund të jenë të gatshme të plotësojnë kërkesat e italianëve për ta lënë të lirë portierin.

I pari është Milani i cili në rast të shitjes së Donnarumma-s që njëherë ikën dhe njëherë qëndron, do të kërkojë ta zëvendësojë adoleshentin me Strakoshën. Siç është folur edhe më parë Juventus është një tjetër kandidat i fortë që mund të kërkojë shërbimet e shqiptarit pas dorëheqjes së Buffon pavarësisht se në skuadër ka Ëojciech Szczęsny, por Strakosha ka “gjak” më të ri.

Në analizën e “calciomercato.it” thuhet se skuadra të tjera si Napoli, ekipe të “La Liga-s”, por edhe të “Premier League-s”, mund të hidhen në sulm për 22-vjeçarin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb