Administrata Tatimore e Kosovës paralajmëron aktivitete sezonale shtesë për kontrollimin e këngëtarëve, për të parë nëse ata paguajnë tatim në fitimet e tyre.

Madje, premtojnë se do i gjobisin ata këngëtarë që ndryshe deklarojnë të ardhurat e ndryshe marrin, raporton lajmi.net

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka bërë të ditur se do të zhvillojnë aktivitete tashmë në ‘periudhën e vjeljes së të ardhurave’, ngaqë me verën shtohen edhe dasmat dhe ahengjet e ndryshme në vendin tonë, raporton lajmi.

Ai thotë se do të bëjnë aktivitete në restorante dhe veprimtaritë e ndryshme të tyre, me qëllim të vjeljes së informatave dhe pastaj gërshetimin e tyre me raportimin që e bëjnë këngëtarët.

“Edhe këngëtarët do të gjobiten, sikurse të gjithë ata që janë në kundërshtim me Ligjin”, ka thënë Imeri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: