Napoli është shumë pranë titullit kampion në Itali, pas shumë vitesh mungesë. Jo vetëm kaq, napoletanët janë në çerekfinalen e Champions League, ku sfidojnë Milanin. Presidenti i klubit të napoletanve, Aurelio De Laurentis foli për “De Telegraaf”.

“Pas Maradonës dhe rënies në falimentim, ne e nxorëm klubin nga depresioni. Ne jemi i vetmi klub italian që luan në Evropë për 14 vjet rradhazi, Juventus ndalet në 13. E kuptoj që është e rëndësishme për napoletanët që Napoli të fitojë Scudetton pas 33 vitesh. Për Napolin dhe banorët e tij do të duket si hakmarrje ndaj Italisë së veriut, hakmarrje për ata që ndihen të pafavorizuar ose të diskriminuar.

Megjithatë unë po luftoj që jugu dhe veriu të formojnë një unitet italian. Nuk është e lehtë, por jam krenar të sjell bukurinë e jugut në mjegullën e veriut. Unë e kam konsideruar gjithmonë Napolin një qytet qëndror, universal në nivel evropian. Shumë të tjerë e panë qytetin në mënyrë provinciale. Unë punoj për të fituar.

Kur mbërritëm në Serie A, Napoli ishte në vendin e 550-të në renditjen e klubeve në botë. Pas dy-tre vitesh ishim në mesin e 20 skuadrave më të mira evropiane dhe sot jemi në çerekfinalen e Champions League. Nuk janë titujt dhe suksesi që kurorëzojnë lavdinë, por puna që bëhet për t’i arritur ato” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: