Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se është marrë vendimi për një plan në mënyrë që vaksinimi të vijojë në çdo universitet, fakultet apo konvikte brenda apo jashtë Tiranës.

Manastirliu theksoi se fokusi i autoriteteve nuk do të largohet nga pedagogët dhe studentët.

Vaksinimi në çdo universitet do të bëhet me kalendar pasi të fillojnë shkollat për të bërë të mundur vaksinimin e të gjithë studentëve e pedagogëve që nuk e kanë bërë ende vaksinën edhe pse muaji shtator është i hapur për moshat mbi 18 vjeç.

 

“Duke qenë se fokusi është tek hapja e sigurt e shkollave dhe universiteteve, mësuesit, pedagogët, nuk do të shkëputet fokusi dhe studentët që janë të ftuar përgjatë shtatorit të vaksinohen.

Kemi vendosur që me të filluar shkolla do të spostohemi në universitete. Në çdo universitet me kalendar dhe në njësitë vendore në rrethe do të mundemi të jemi në universitete e fakultete për të bërë vaksinën aty për studentë e pedagogët që nuk kanë bërë vaksinën.’’- tha Manastirliu.

Teksa vizitoi stadiumin “Air Albania”, me Manasitrliun ishte dhe Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata i cili tha se kishte pasur dhe humbje jete në radhët e studentëve prej COVID-19 dhe se është e pamundur që të zhvillohet mësim në kushtet e praktikës në rast se studentët futen të pavaksinuar tek pacientët.

 

“Pjesa më e madhe e pedagogëve tanë mbi 90% janë vaksinuar se janë mejkë. Në prill në mbledhjen e Senatit ju kërkuam për studentët tanë të vaksinohen me prioritet. Është e pamundur mësimi praktikë që studentët të futen te pacientët dhe risku është shumë i lartë. Kënaqësi për ne që na e hapët këtë penxhere. I kemi bërë thirrje të gjithë studentëve të vaksinohen gjatë kësaj periudhe.’’- tha Gjata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb