Interi prezanton fanellën e dytë për sezonin 2022/2023. Barella, Brozovic, Lautaro dhe Lukaku kanë pozuar të veshur me fanellën e re si mysafirë, teksa vihet re sponsori kryesor Digitalbits.

Zyrtarisht, lojtarët e nënkampionëve të Italisë do të përdorin këto bluza të shtunën më 13 gusht për Lecce-Inter, ndeshja e parë e kampionatit të Serisë A 2022/23.

Për këdo që dëshiron, kompleti do të jetë i disponueshëm për shitje nga fillimi i shtatorit. Më poshtë keni postimin e Interit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: