Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka kërkuër çdo pushuesi që këtë verë në rast se kanë dyshime se janë infektuar me COVID-19 të drejtohen pranë qendrës më të afërt shëndetësore.

Ajo thotë se tashmë në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike apo bregdetare, ofrohet shërbim 24 orë dhe test i shpejtë falas.

Për Manastirliun, bashkë këtë verë duhet kufizuar përhapja e COVID-19 dhe të shkohet në një sezon turistik të sigurt.

 

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

? ??‍⚕️?⛱ Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë #falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga #Covid19.

? Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. #Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të #sigurt ??

#ShëndetësiaNëGatishmëri ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb