Të mërkurën në orën 21:00 Real Madrid-Manchester City do sfidojnë njëra tjetrën për gjysmëfinalen e Champions League (Anglezët kanë fituar 4-3 në shtëpi). Para takimit për mediet nuk kanë folur vetëm trajnerët Guardiola dhe Ancelotti, por edhe 2 nga mesfushorët më të mirë në botë. Bëhet fjalë për Luka Modriç të Los Blancos dhe belgu De Bruyne i skuadrës nga Manchesteri.

“Mendoj se Real dhe City janë dy klube shumë ofensive, do të jetë një sfidë e ndryshme nga e para. Si lojtar dua gjithmonë të fitoj trofe. Prej vitesh po luftojmë për këtë objektiv, Championsi është një trofe ku ka shumë kualitet prandaj është shumë e vështirë ta fitosh. Unë dua të fitoj të gjithë trofetë që mundem, është një detyrë e vështirë, por dua shumë që të fitoj Champions League. Vërtetë e dua shumë diçka të tillë” – tha de Bruyne.

Ndërsa, nga krahu tjetër, Modriç u shpreh: “Ne mezi po presim të zbresim në fushë, e dimë se çfarë duhet të bëjmë, do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Duhet të bëjmë një sfidë të madhe për të shkuar në finale.Kemi shumë besim, e dimë që nuk kemi luajtur një ndeshje të mirë në Mançester, por megjithatë arritëm të shënonim 3 gola. Kjo skuadër ka cilësi dhe karakter, jemi një klub që ka fituar më shumë Champions League nga të gjithë, ky është një faktor që vlen shumë.Duhet të futemi në fushë me besim”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb