FINLANDA- Një burrë me HIV pozitiv provokoi njerëzit me një kërkesë të thjeshtë. Ai vendosi në një shesh të Finlandës një pankartë ku shkruante “Jam HIV pozitiv a mund të më prekësh” dhe qendroi në këmbë me duar të hapura e sy të mbyllur, duke pritur për reagimin njerëzor.

Burri i quajtur Janne pret për disa sekonda, ndërsa njerëzit fillimisht lexojnë pankartën dhe largohen, por dalëngadalë me kalimin e minutave disa vijnë dhe i prekin dorën. Kulmin e gëzimit Janne e arrin kur vajza e djem, por edhe fëmijë shkojnë dhe e përqafojnë. Ky reagim i ka lënë mjaft mbresa burrit, i cili në fund të videos përlotet dhe kupton që shumë njerëz nuk tremben nga ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: