Leo Messi mbetet një “bomber” që nuk di të vendos limite por vijon të thyej rekord pas rekordi. Goli i tij kundër Real Sociedad, nuk i dhuroj vetëm 3 pikët Barcelonës, por e vendos “pleshtin” në majën e listës së golashënuesve më të mirë në La Liga: 438 gola, të gjitha, të shënuara të gjitha me fanellën e Barçës.

Messi arrin të kaloj në këtë mënyrë rivalin e tij më të madhe, C.Ronaldo. Messi shndërrohet në golashënuesin më të mirë në 5 kampionat më të rëndësishëm në Europë( Premier League, La Liga, Serie A, Bundesligë dhe Lige 1). Këtë shifër rekord, Messi e ka arritur në 474 ndeshje ndërsa CR7 e ka arritur shifrën 437 gola në 540 ndeshje, të ndara mes Premier League, La Liga dhe Serie A. Sfida vazhdon sërish, është me e hapur se kurrë, të gjithë presin tashmë përgjigjen e Ronaldos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb