Për aktoren Monika Lubonja, viti 2019 ka parashikuar të sfida të reja. Prej pak ditësh ajo i është bashkuar grupit më të madh mediatik në vend, Focus Media News, duke marrë përsipër përgjegjësi e detyra të vështira. Monika Lubonja është përzgjedhur të jetë Drejtoreshë e Marketingut pranë Focus Media News, në përbërje të të cilit janë, News24, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb e Radio Shqiptare.

Aktorja e njohur Monika Lubonja numëron shumë role si në teatër dhe filma në karrierën e saj artistike, ndërsa së fundi ka mbajtur postin e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Vetëm Monika Lubonja, thotë se ka pranuar ofertën për të qenë pjesë e grupit më të madh mediatik Focus Media News, ndërsa thekson se nuk i druhet sfidave të së ardhmes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb