Izraeli ashtu si edhe Shqipëria pretendon që të sigurojë një biletë për kampionatin Europian nga “Liga e Kombeve”, kompeticion që nis për herë të para pas pak ditësh.

Pengesa e parë e tyre është pikërisht skuadra kuqezi e drejtuar nga Chistian Panucci dhe në konferencën për shtyp të mbajtur në lidhje për këtë sfidë ka folur drejtori dhe trajneri i ekipit.

“Liga e Kombeve fillon tani. Ky turne është diçka e re për çdo ekip, nuk ka lojëra miqësore. Ne do t’a nisim kundër Shqipërisë, kjo është një mundësi e mirë që ne të lëvizim nga grupi C në B. Gjithashtu kjo është një tjetër mundësi e shkëlqyer për t`u kualifikuar për Euro 2020. Ne duam të kualifikohemi në “play-off”, finalja do të jetë në vitin 2020. Por ne duhet të përqendrohemi në ndeshjen e ardhshme në Shqipëri”-tha Drejtori Sportiv i ekipit Kombëtar të Izraelit.

Ndërkohë trajneri, Andeas Herzog, tha se Shqipëria është një ekip i mirë, teknik dhe i shpejtë. Sipas tij duhet që këtë turne ta nisin me këmbën e mbarë, pasi ai nuk do të pranonte humbjen.

“Shumica e lojtarëve janë grumbulluar. E rëndësishme është t`a nisim me këmbën e djathtë turneun. Ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur gjatë trajnimit sepse është fillimi i sezonit dhe jo të gjithë futbollistët janë njësoj. Këto janë të gjitha ndeshje finale ku duhet të jepet çdo gjë. Unë urrej të humbas dhe më pas t’a kaloj përgjegjësinë te lojtarët e mi. Ne duhet të kemi mentalitet fituesi, si mentaliteti im. Shqipëria është një ekip që ka bërë përparim të madh. Ata u kualifikuan në Euro 2016. E njoh mentalitetin e tyre, është një ekip i mirë, i shpejtë dhe teknik”-ka thënë trajneri i Izraelit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb