Ky është momenti, kjo është sfida më e rëndësishme e një sezonit të tërë, një sfidë që duhet fituar me çdo kusht për të kapur Europën. Orges Shehi nuk bën lojëra fjalësh në konferencë për shtyp, është i qartë kur shprehet se Tirana zbret në fushë në këtë derbi vetëm për të fituar, po kalojnë një moment të mirë dhe duhet të japin gjithçka në fushë:

“Sigurisht që është ndeshje e rëndësishme. Na ndajnë vetëm 4 javë nga mbyllja e kampionatit, javët ikin. Shpresoj të bëjmë mirë dhe nesër të marrim 3 pikët. Unë mendoj që në futboll nuk ka këtë sezon apo tjetrin. Ka momente dhe momenti është nesër. Nuk duhet të mendojmë se bota rregullohet rreth nesh dhe të marrim 3 pikë. Duhet të menaxhojmë energjitë për t’u paraqitur sa më mirë nesër.

Ne realisht po kalojmë një moment të mirë. Në shumë ndeshje po shfaqemi mirë, po marrim pikë, pavarësisht se mund të merrnim më shumë. Këtë moment të mirë duhet ta tregojmë edhe nesër. Është ndeshje e rëndësishëm. Është çelësi i të gjithë objektivit, pas kësaj janë vetëm 3 ndeshje. Duke ditur rëndësinë që ka derbi, mendoj se është pika kyçe e këtij sezoni. Duhet të bëjmë më të mirën, për të arritur aty ku duam, në Europë. Për skuadrën që drejtoj, në futemi në fushë gjithmonë vetëm për fitore. Derbi i ka të gjitha rezultatet, por ne luajmë vetëm për fitore.

Në aspektin psikologjik jemi mirë. Si në gjendjen fizike dhe në atë psikologjike, skuadra është e mirë. E presim derbin të qetë dhe me besim se mund të marrim më të mirën. Emocionet e derbit duket që këtu se sa kamera ka. Unë nuk thashë që jemi të favorizuar, nuk mendoj se ka të favorizuar në derbi. Nuk shikohet renditja, edhe kur skuadrat kanë qenë në pozita ndryshe në renditje, derbi ka qenë i luftuar. Kështu do të jetë edhe nesër.

Ne nuk duhet ta ngarkojmë veten më shumë sesa duhet. Është një ndeshje që vlen 3 pikë. Duhet të jetojmë momentin. Derbit nuk janë të përjetshëm, janë momentalë dhe duhet ta shijojmë momentin.”, tha Shehi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb