Trajneri i Barcelonës, Xavi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjes së La Liga me Atletico Madrid, e programuar të luhet nesër.

“Kjo ndeshje nuk do të vendosë asgjë, por Barcelona mund të tregojë forcën e saj. Atje është një terren i komplikuar dhe ata janë si një shkëmb në mbrojtje. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë që Atletico mund të na vendosë. Duhet të shfrytëzojmë sa më shumë raste që të na jepen.”

“Do të jetë e vështirë për ne të krijojmë mundësi dhe duhet të jemi më efektiv se në dy ndeshjet e fundit. Atletico zakonisht përdor një formacion 5-3-2 ose 4-4-2, janë një ekip si kameleon.”

Xavi foli dhe se kush mund të jetë zëvendësuesi i Lewandowskit, pasi ky i fundit është jashtë për shkak të kartonëve. “Ferran Torres krijon shumë hapësirë për shokët e tij të skuadrës, ndërsa Ansu Fati është më i ndryshëm. Të dy janë të aftë të luajnë si sulmues. Megjithatë ekziston dhe opsioni Memphis Depay” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: