Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes së Superiores, takim ky që do të luhet të hënën në “Elbasan Arena” ndaj Dinamos.
“Besoj dhe jam i vetëdijshëm se kemi përgjegjësi, jo për situatën por mënyrën se si dhe çfarë duhet të bënim më mirë në gjithë këto javë sepse mendoj se do të duhej të kishim tre pikë më tepër, por futbolli kështu është.
Të gjithë janë koshientë, lojtarët dhe ne mendojmë që duhet të bëjmë më mirë për klubin dhe të vazhdojmë me pozitivitet përpara sepse javët janë shumë afër dhe nuk i dihet se çfarë rezultatesh sjell nga ndeshja në ndeshje.
Kemi punuar shumë me djemtë nga ana psikologjike, i kemi vlerësuar për atë që kanë dhënë në ndeshjen me Egnatian, gjithsesi besoj bashkarisht nesër do të bëjmë më të mirën për të dalë sa më mirë nga fusha e lojës” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)