Sassuolo e nisi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra nga Reggio Emilia ndërroi fytyrë pas pushimit të krishtlindjeve, duke ia dalë të sigurojë qëndrimin mes më të mirëve. Këtë fundjavë është në program sfida ndaj Interit në San Siro dhe trajneri Alessio Dionisi e pranon inferioritetin.

“Ne përballemi me Interin në një nga momentet e tyre më të mira, gjë që nuk ishte rasti në ndeshjen e parë. Nuk është e lehtë të përballesh me Interin tani. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë, por edhe shumë sfiduese, sepse ne luajmë kundër një prej favoritëve, një prej më të fortëve në ligën tonë, një gjysmëfinaliste të Champions League, kjo tregon shumë për cilësinë e tyre. Ne jemi të motivuar, duke e ditur se fillojmë ndeshjen si inferiorë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: