Interi do të përballet nesër në Milano me Juventusin, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Para këtij takimi ka folur trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

“Përgatitja mendore do të jetë thelbësore, e dimë se çfarë skuadre është Juventusi. Ndeshje vendimtare për vendin e dytë? Shoh renditjen e sotme, më pas u takon organeve kompetente që të vendosin. Skuadrat që luftojnë kanë nevojë për qartësi.

Ndërkohë duhet të kemi respekt maksimal për kundërshtarin. Skriniar do të mungojë kundër bardhezinjve, ndërsa në lidhje me paraqitjet e Lukakut jam shumë i kënaqur”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: