Trajneri i Juventusit, Max Allegri ka dalë para mediave në prag të ndeshjes me Milanin. Tekniku bardhezi beson te Europa, pavarësisht vështirësive.

“Matematika nuk na lë jashtë çdo gjëje, kemi ende një shpresë për të hyrë në Europë dhe duhet të konsolidojmë renditjen. Nesër luhet ndeshja e fundit e këtij sezoni në shtëpi. Nesër është Juventus-Milan dhe ndeshja ndaj Empolit e komplikoi procesin tonë.”

EKIPI – “Ishte një javë e vështirë dhe jo e mirë, duke parë rezultatet pas zhgënjimit në Sevilla dhe humbjes në Empoli. Kundër Milanit do të jetë një mbrëmje e misë sepse është e fundit në stadiumin tonë. Kemi 69 pikë në fushë, ndeshja e nesërme na jep ende shpresë për të hyrë në Europë.”

E ARDHMJA – “Kam edhe dy vite të tjera kontratë me Juventusin dhe do të bëj më të mirën për t’i rikthyer ata në garë për titullin kampion. Nga 5 qershori e në vazhdim do të duhet të planifikohet për sezonin e ardhshëm. Mendoj se mbërritja në Europë në këtë situatë do të ishte një gjë e jashtëzakonshme” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: