Liverpool do të udhëtojë në fillim të javës drejt Italisë për t’u përgatitur për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Champions League” kundër Roma-s.

Për këtë transfertë skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop do të ketë një lehtësi të madhe pasi Lazio, skuadra e urryer e Roma-s, i ka ofruar anglezëve mundësinë të stërviten në qendrën e tyre stërvitore.

Liverpool do të qëndrojë aty para edhe pas ndeshjes, për të përgatitur si duhet për sfidën. Mediat angleze raportojnë se ndërmjetës për këtë marrëveshje ka qenë Lucas Leiva, futbollisti brazilian që vjet u transferua nga Liverpool te Lazio.

688eca075ae3ef2ae87fc70d2c0c5184

Mesfushori Leiva e dashuron marrëzisht klubin e Liverpool dhe këtë e ka vërtetuar edhe në një intervistë të pak ditëve më parë kur u pyet nëse do ta ndiqte ndeshjen në “Anfield”.

“Ende po mendoj për këtë, por po shpresoj që mund të shkoj në Liverpool dhe të shoh ndeshjen. Ndoshta marr ndonjë shok ose djalin tim,”-u shpreh ai për faqen zyrtare të Liverpool.

Kujtojmë që ndeshja e parë e luajtur në Angli përfundoi 5-2 në favor të Liverpool dhe Roma-s i duhet një tjetër mrekulli pas asaj të Barcelonës për të shkuar në finale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb