Kombëtarja e Shqipërisë e cila gjendet aktualisht e grumbulluar në një hotel në Glasgow është vizituar nga një person special pak orë para ndeshjes me Skocinë.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin kuq e zi Edvin Muratin, që me Kombëtaren ka luajtur 42 ndeshje dhe njihet me pseudonimin si “Maradona i Ballkanit”, shkruan panorama sport.

Murati ka takuar futbollistët dhe trajnerin para kësaj ndeshje mjaft të rëndësishme ku në rast fitoreje do të ishim shumë afër kualifikimit si të parët e grupit edhe pse do të duhet të luhet edhe 2 sfida të tjera.

Kujtojmë që ndeshja nis në orën 20:45 dhe luhet në stadiumin “Hampden Park”, me kapacitet prej 51 mijë tifozësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb